Kosova
Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj një gorani
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas Speciales, i pandehuri, në cilësinë e policit të stacionit policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer veprat penale “vrasje”, “torturë”, “trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar” në komunat e Suharekës dhe Rahovecit, përcjell albinfo.ch.
“Hetimet kanë vërtetuar se forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marrë në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzor. Si rezultat i torturave, i ndjeri R. J. ka vdekur, kurse dhjetë (10) civilë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri gjendet në paraburgim sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh