Lajme
Ngrihen shqetësime se Rusia mund të sulmojë NATO-n
NATO ka dy deri në tre vjet për t’u përgatitur për një sulm rus. Paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtrisë norvegjeze, gjenerali Eirik Kristoffersen, raporton La Reppublica. Duke diskutuar aftësinë e Rusisë për të rindërtuar forcat e saj gjatë luftës në Ukrainë, gjenerali Eirik Kristoffersen tha: “Do të duhet kohë, e cila na jep një afat kohor prej 2 deri në tre vite për të rindërtuar forcat tona”. Kujtojmë se në janar ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n në 5 ose 8 vjetët e ardhshme.
Deklaratat shqetësuese të shteteve të NATO-s vijnë pas intervistës së Presidentit të Shtetetve të Bashkuara, Joe Biden, për revistën britanike Times. Biden shprehu mbështetjen për Ukrainën, pasi në të kundërtën, Rusia nuk do të mund të ndalet më.
“Nëse e lëmë Ukrainën të bjerë, mbajini mend fjalët e mia, do të shihni Poloninë të fundoset dhe do të shihni të gjitha ato kombe përgjatë kufirit aktual të Rusisë të pushtohen”, tha Joe Biden, president i SHBA-së.
Mbështetja e SHBA për Ukrainën ka sjellë shqetësime në Kremlin, të cilët nëpërmjet zëdhënësit të saj, Dmitry Peskov, bëjnë me dije se marrëdhëniet midis dy superfuqive të botës janë në pikën më të ulët. Rusia sot është një vend armik i Shteteve të Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara janë armik i Rusisë, tha Dmitry Peskov për mediat ruse. Instruktorët ushtarakë perëndimorë që disa vende, si Franca, mund të dëshirojnë t’i dërgojnë në Ukrainë “nuk do të mbrohen nga imuniteti”, shtoi më tej Peskov. “Nuk ka rëndësi nëse janë francezë,” shtoi Peskov.
Komandanti i forcave ukrainase, Oleksander Sirski, spekuloi javën e kaluar se Franca së shpejti do të dërgonte instruktorë dhe u kërkoi partnerëve të tjerë perëndimorë t’i bashkohen “projektit ambicioz” të Parisit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve francezë në Ukrainë, duke nënvizuar se asnjë vijë e kuqe nuk mund të ngrihet në konfliktin e vazhdueshëm.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane