Integrimi
Ngrirja e pagave parazgjedhore

Ngritja e pagave parazgjedhore i solli qeveritarëve aktualë një përqindje të konsiderueshme votash, por edhe humbje të kredive, të kredibilitetit dhe deklasifikim në rangimet prioritare të Bankës Botërore. Riaktualizimi i krizës në veri dhe mosvendosja e kontrollit doganor do me thënë mosvjelja e tarifave doganore, në njërën anë , dhe dështimi i privatizimit të disa ndërmarrjeve kapitale dhe shpenzimet e mëdha në ndërtimin e autostradës, e goditën rëndë planin finaciar të Qeverisë. Kufizimet, shtrëngimet dhe mospagimi i pagave do ta rrisin zemërimin e masave dhe krizën sociale në përgjithësi. Dobësimi i ekonomik i mërgimtarëve, si pasojë e krizës që do të vazhdojë e në disa vende edhe do të thellohet edhe më, do ta pakësojnë në mënyrë të konsiderueshme forcën blerëse në Kosovë e me këtë edhe vjeljen e taksave jo vetëm doganore, por edhe të atrye tatimore në përgjithësi.
Kjo prognozë e errët do të duhej të ishte një sinjal për atë se Qeveria do të duhej të ndërhynte urgjentisht në pakësimin e shpenzimeve pë reprezentacion, që janë tepër të larta, të shtonte efikasitetn në vjeljen e taksave, të shtonte efikasitetin e gjykatave dhe të intensifikonte luftën kundër korrupcionit.
Kështu kriza nëse nuk do të mposhtej do të mund të zbutej.
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë