Zhvillim
Ngjyrat nga Kosova eksportohen në Gjermani
Kompania “Relux” merret me prodhimin e ngjitësit dhe rrafshuesit të stiroporit, ngjyrës së brendshme dhe të jashtme të fasadave
Kosova nuk do të marrë vetëm prodhime nga Gjermania, por tashmë edhe do të eksportojë, raporton albinfo.ch.
Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu kanë marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të eksportit të ngjyrave në Gjermani nga kompania vendore “Relux”.
“Mendoj që kjo është shenja më e mirë që bizneset tona po i plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë së mallrave për t’i eksportuar në vendet e BE-së. Ne jemi munduar që dy vjet që t’i ndërmarrim disa politika fiskale bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, në fakt shumica e propozimeve kanë qenë nga OEK-u dhe po më vjen shumë mirë që tash po e shohim efektin final të këtyre politikave”, ka thënë ministri Hoti.
Safet Gërxhaliu ka theksuar se kompanitë si “Relux” janë dëshmi më e fortë se sektori privat është vënë në binarë dhe se nuk ka kthim mbrapa. “Është një ditë e një rëndësie të veçantë. Një ditë që promovohet fuqia e sektorit privat, promovohet standardi i prodhimeve “Made in Kosova”, por mbi të gjitha promovohet një frymë e re e dialogut publiko privat ku do të thotë të gjithë jemi pjesë e procesit. Është koha ku Kosova t’i ketë laboratorët e vet”, është shprehur Gërxhaliu.
Pronari i kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, ka deklaruar se kjo është një dëshmi se edhe në Kosovë ka produkte me standarde të larta të cilat nuk ka nevojë të importohen. “Kjo është hera e parë që po bëjmë një eksport për shtetin e Gjermanisë, kemi bërë marrëveshje me një firmë gjermane për dhjetë vitet e ardhshme, që do ta mbulojmë tregun gjermano-austriak me ngjyrat tona. Dita-ditës jemi duke e mbuluar edhe tregun e Kosovës”, shtoi pronari i kompanisë “Relux”.
Kompania “Relux” merret me prodhimin e ngjitësit dhe rrafshuesit të stiroporit, ngjyrës së brendshme dhe të jashtme të fasadave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












