Integrimi
Nget motorin sa dyfishi i lejuar, i merret leja kosovarit
Ai me motorin e tij ka zhvilluar shpejtësinë prej 175 kilometrash në orë në një vend ku lejohej vetëm 80 km në orë
Pasditen e të dielës ka mbretëruar një mot shumë i bukur që ka joshur të gjithë për të dalë në natyrë dhe për të shijuar rrezet aq të pritura të diellit. Motoristët duke ngarë motorët e tyre në grupe bëjnë gjithsesi pjesë në panoramën e një të diele e diell. Dhe pasi që ata dinë shpesh “t`ia shkelin” gazit pak më shumë se që duhet, diku aty afër janë dhe policët që masin shpejtësinë.
Këta të fundit, në Etzgen të kantonit Aargau kanë bërë të dielën një kontrollim, duke bërë dhe një “listë” me ngasësit që kanë tejkaluar më së shumti shpejtësinë e lejuar. Dhe, “rekordin” e palavdishëm e ka shënuar një kosovar 21 vjeç. Sipas radarit të policisë ai me motorin e tij ka zhvilluar shpejtësinë prej 175 kilometrash në orë në një vend ku lejohej vetëm 80 km në orë. Pasi ka tejkaluar me 95 kilometra në orë limitin e lejuar, i riu është nxjerrë nga komunikacioni dhe i është marrë në vend të ngjarjes patentëshoferi.
Prokuroria e përgjithshme Rheinfelden-Laufenburg ka hapur me këtë rast një hetim penal ndaj kosovarit dhe i ka sekuestruar atij motorin e tipit Suzuki.
Gjatë këtij kontrollimi, policia ka kapur pesë veta që kane tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














