Kuriozitete

Lejohet ngasja e trotineteve elektrike në zonat urbane

Kompanitë ‘Bird Rides’,’Lime’ dhe ‘Volkswagen ‘ e kanë mirëpritur lajmin se Dhoma e Lartë e Parlamentit gjerman votoi ligjin që lejon trotinetet elektrike të përdoren në rrugë publike.
Këto kompani së fundi u bashkuan me biznesin për prodhimin e këtyre pajisjeve.
Ky vendim i autoriteteve gjermane do të përshpejtojë prodhimin dhe do të rrisë shitjen e trotineteve elektrike në këtë treg të madh evropian, transmeton albinfo.ch.
Ligji i ri lejoi e-trotinetet të lëvizin me shpejtësi deri në 20 km/h, dhe këto automjete mund të drejtohen nga njerëz të moshës 14-vjeç e lart. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në qershor.
E-trotinetet janë jashtëzakonisht të përshtatshme si një mjet shtesë transportues individual në zonat urbane, kryesisht në rrugë të shkurtra dhe në kombinim me mjete të tjera të transportit publik ose privat.