Shqipëria

Nga xhelozia ther me thikë katër studentë në Tiranë

Katër studentë janë therur më thikë në Tiranë përballë Presidencës nga një person i cili është arratisur në mesditë njofton polica.

Policia thotë se njëri nga katër të plagosurit kishte ngacmuar para disa ditësh të dashurën e autorit, i cili sot i ka sulmuar ata. Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.

“Ngjarja ndodhi në orën 11.40, përballë Presidencës, kur autori, i cili mendohet se u ndihmua nga 2 të tjerë, qëlloi me thikë 2 kushërinjtë Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy nga 18- vjeç.  Të plagosur mbetën edhe Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të dy nga 19- vjeç. Të plagosurit janë të gjithë studentë te Univestiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa autori mendohet se është një i ri rreth 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vajza e cila po ashtu është studente është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se i dashuri ishte xheloz dhe se nuk kishte probleme me shokët e universitetit.