Lajme
Nga VV-ja kalon në PDK
Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Misim Bajrami, sot ka kaluar në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK thotë se Bajrami këtë vendim e ka marrë në marrëveshje me anëtarët e tjerë të pikës së Vetëvendosjes në Hajvali, e cila është shumë e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit.
“Pakënaqësia e banorëve të Hajvalisë me qasjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe skandalet e tyre, të cilat kanë shpërthyer këto javë, më kanë bërë që të reflektojë dhe t’i bashkohem PDK-së, e cila është opozitë në Prishtinë. Unë si asamblist dhe si pjesë e deritashme e Vetëvendosjes turpërohem me punësimet partiake të militantëve të dhunshëm të tyre në Ndërmarrjet Publike, me aferat korruptive në sektorin e ndërtimeve, me degradimin e arsimit dhe me injorimin e vazhdueshëm të kuadrove nga Prishtina. Pra, ndjehem i tepërt të vazhdojë të qëndrojë më tutje si pjesë e një partie, e cila me taksat e qytetarëve të Prishtinës financon aktivitetet e kundërligjshme të grupeve të dhunshme të tyre”, ka thënë asamblisti i deritashëm i Vetëvendosjes.
Bajrami u shpreh i dëshpëruar, sepse, siç tha ai, bashkë me shumë të tjerë ishte angazhuar në Vetëvendosje duke besuar në ndryshim, por jo në një ndryshim për jetën dhe luksin e shefave të Vetëvendosjes, por në një ndryshim shoqëror të përgjithshëm.
Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, me kalimin e Bajramit në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tash janë partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Çelaj ka thënë se derisa qeverisja e Shpend Ahmetit, për të cilën PDK thotë se administratën e ka mbushur përplot me militantë të dhunshëm të Vetëvendosjes, kurse taksat e prishtinasve ua ka dhënë kompanive të afërta me Vetëvendosjen, është munduar edhe t’i blejë asamblistët e PDK-së në Prishtinë dhe nuk ka arritur.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër