Lajme
Nga Vjena, Zvicra, Finlanda e Londra, qytetet e Evropës shkëlqejnë për sezonin e festave të fundvitit
Nuk ka mbetur shumë kohë deri në ditën e Krishtlindjes. Në të gjithë Evropën dritat e festave po ndriçojnë rrugët. Ja disa nga qytetet e zbukuruara më bukur, transmeton albinfo.ch.
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin e Krishtlindjes me drita vezulluese duke i dhuruar kryeqytetit austriak atmosferë veçanërisht festive gjatë festave të fundvitit.
Një bredh i madh, i zbukuar në mënyrë festive hijeshon qendrën e Pragës – edhe pse tradicionalisht, pemët nuk zbukurohen deri në mëngjesin e vigjiljes së Krishtlindjeve.
Tregje të ndryshme të Krishtlindjeve mbulojnë qytetin duke ftuar klientët të provojnë për shembull ‘trdelník’, një pastë të mbuluar me sheqer pluhur.
Parku me famë botërore i Kopenhagës “Tivoli Gardens” tërheq vizitorë nga e gjithë bota në çdo kohë të vitit. Megjithatë atmosfera është më speciale rreth Krishtlindjeve, pasi i gjithë parku është i zbukurar për festat dhe i mbushur me drita. Babagjyshi dhe drerët e tij bëjnë gjithashtu një vizitë në tregun e madh të Krishtlindjeve.
Majorka, ishulli më i preferuar mesdhetar për pushuesit gjermanë, mbulohet me shkëlqimin e Krishtlindjeve. Një nga pikat kryesore është pema e Krishtlindjeve 27 metra e lartë përpara Katedrales në Palma. Rreth 4.200 elementë ndriçimi dhe mbi 415 kilometra kordele me drita ndriçojnë kryeqytetin e ishullit.
Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë. Qendra piktoreske e qytetit të vjetër, duke përfshirë ‘Barfüsserplat’, shkëlqen në zbukurimet festive. Shumë tezga të tregut të Krishtlindjeve tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura.
Rrugicat piktoreske të qendrës historike të Stokholmit, si në Osterlanggatan në lagjen Gamla Stan, ndriçohen nga dekori festiv gjatë mbrëmjeve të ftohta të dimrit rreth Krishtlindjeve. Në tregun tradicional në muzeun e hapur Skansen, vizitorët mund të bëjnë vetë qirinj ose të qetësohen me një gotë verë me erëza të quajtur ‘glögg’ dhe biskota xhenxhefili.
Kryeqyteti belg bëhet një vend i mrekullueshëm gjatë dimrit kur Grand Place dhe sheshet e tjera të qytetit organizojnë tregjet e Krishtlindjeve. Disa qindra shtëpiza të vogla prej druri dhe mijëra drita krijojnë një mjedis festiv. Dhe nëse doni t‘i shpëtoni stresit dhe nxitimit gjatë ditëve të fundvitit për disa minuta, mund të hipni në karuzelin e Ferrisit.
Çdo vit një bredh norvegjez i Krishtlindjes shkëlqen në sheshin Trafalgar në Londër. Bredhi është dhuratë nga qyteti i Oslos në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen britanike gjatë okupimit nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por për shumicën e kalimtarëve ai është thjesht një nga shumë pikat e zbukuruara bukur për Krishtlindje në kryeqytetin britanik.
Ndoshta asnjë vend tjetër nuk e ndjell Krishtlindjen ashtu si Rovaniemi me borë në Finlandë, i njohur si Fshati i Babagjyshit. Turistët mund të kalojnë Rrethin Arktik, i cili përshkon fshatin dhe është i shënuar me fenerë. Thuhet gjithashtu se fenerët e ndihmojnë Babagjyshin të gjejë përsëri rrugën e kthimit në shtëpi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?