Kosova
Nga viti i ardhshëm qytetarët do të paguajnë tatim për tokën!
Kjo po bëhet në mënyrë që të stimulohen fermerët të punojnë tokën bujqësore.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se nga viti i ardhshëm qytetarët do të paguajnë edhe tatimin në toka bujqësore, po që do të jetë shumë simbolik. Krejt kjo, ka thënë ai, po bëhet në mënyrë që të stimulohen fermerët të punojnë tokën bujqësore.
Këto komente u bënë në tryezën “Roli i Komunave në Zhvillimin Ekonomik”, i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës. Kryetar i OEAK-së, Arian Zeka, vlerëson së autoritetet lokale kanë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zhvillim ekonomik në vend. “Ne rrallë herë si Odë flasim për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin ekonomik.
Do të ishte mirë që në mënyrë sistematike të flitet për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin rajonal lokal, por edhe atë nacional. Ne sot nuk jemi këtu si Odë që të flasim për rëndësinë e komunave, ne kemi ftuar ekspertë që do të flasin për këtë”, ka deklaruar Zeka.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?