E-Diaspora
Nga vallet popullore shqiptare, në “The Voice of Germany”
Dijana Jashari, vajza shqiptare nga Herzebrock-Clarholz i Gjermanisë me zërin e saj bindi jurinë e “The Voice of Germany”, për të vazhduar garën e këtij spektakli
Edhe një zë i bukur shqiptar është zbuluar në Gjermani. Dijana Jashari është prezantuar suksesshëm këtë të premte në talent shoun “The Voice of Germany” i cili transmetohet në SAT1. Vajza 19 vjeçare u prezantua me këngën “No Diggity” të Blackstreet.
Gjatë paraqitjes skenike, Dijana ishte e emocionuar ngase juria e fshehtë ishte e koncentruar në zërin e saj dhe asnjëri nga ta nuk merrte guximin të shtypte butonin. Por, derisa kënga shkonte kah fundi, kështu nuk mendoi Andreas Bourani i cili shtypi butonin dhe ktheu shpinën për të ftuar Dijanën në grupin e tij. “Kisha tremë në skenë, por gjithçka shkoi mirë. Jam më e lumtur së kurrë”, ka thënë Dijana, njofton “albinfo.ch”.
Ajo ka treguar se prej shumë vitesh është pjesë e një grupi të valleve tradicionale shqiptare me të cilin merr pjesë në shumë koncerte kushtuar festave të ndryshme shqiptare që organizohen nga bashkatdhetarët në Gjermani.
Dijana është nxënëse e shkollës së mesme, por ëndrra e saj është të bëhet këngëtare e njohur si Beyonce. “Beyonce është idoli im. Do të toja të bëhesha e famshme dhe e njohur në muzikë si ajo”.
Dijana ka thënë se është vajzë e hapur dhe shumë e shoqërueshme.
Video: http://www.the-voice-of-germany.at/video/58-dijana-jashari-no-diggity-clip
E-Diaspora
-
Vjenë: Tedi Papavrami do të mbaj koncert më 30 mars Tedi Papavrami dhe Maki Okada pritet të dhurojnë spektakel në Vjenë më 30 mars ...
-
80 anëtarët e Filharmonisë së Kosovës do të performojnë sot në Bern
-
Vehbi Kryeziu: Dua të jem një zë që përfaqëson edhe shqiptarët
-
Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe
-
Kosovarët s’do të regjistrohen më si shtetas serbë në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Pasaporta zvicerane ndër më të fuqishmet për vitin 2025 Zbulohen pasaportat më të fuqishme për vitin 2025...
-
Gjithçka që duhet të përditësoni kur ndryshoni adresën në Zvicër
-
Zviceranët tregojnë gatishmëri të lartë për të paguar për banesa të qëndrueshme
-
Zvicra me çmimet më të larta për fitnes në Evropë
-
Imazhi i të huajve në Zvicër është përkeqësuar