Shqipëria
Nga turistë, në qytetarë të Shqipërisë, vlogerët norvegjezë
Kanë ardhur nga Norvegjia, për të jetuar në Shqipëri
Kanë ardhur nga Norvegjia, këtë herë për të jetuar në Shqipëri. Janë vlogerë mjaft të njohur në vendin e tyre, por duket se famën e vërtetë po e përjetojnë këtu, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht kur erdhëm ne nuk kishim kaq shumë ndjekës në rrjetet sociale. Kemi vetëm 2 javë në Shqipëri dhe jemi rritur më shumë se 10 mijë ndjekës. Videot tona kanë më shumë se 2 milionë shikues në vetëm dy javë që jemi këtu”, thonë John Hope dhe Haakon Barker, videokrijues.
Për ta kjo është hera e dytë që vizitojnë Shqipërinë. Klima dhe çmimet e lira kanë qenë disa avantazhe që i sollën në vendin tonë.
“Ne jemi rritur në Norvegji dhe jemi mërzitur paksa me klimën atje. Këtu është më ngrohtë, mund të marrim disa rreze dielli më shumë”, shprehen ata.
Planet e tyre janë afatgjata. Ata duan që punën e tyre ta fokusojnë në Shqipëri, në atë që ofron ky vend parë nga perspektiva e një të huaji.
“Do të fokusohemi tek filmimet tona për të ditur se çfarë të ofrojmë, të krijojmë një kontakt për Shqipërinë”, thonë vlogerët norvegjezë.
Djemtë për disa ditë do të shijojnë Tiranën, ndaj nëse i shihni në rrugë mund t’i përshëndesni dhe pse jo, të bëheni pjesë e videove të tyre.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik