Kosova
Nga tetori, Britania shtrenjton vizat e lejeqëndrimet
Raportohet se Ministria e Brendshme britanike ka rritur tarifat për marrjen e vizave dhe çdo lloj leje qëndrimi dhe ato për aplikimin për pasaporatat britanike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në bazë të këtyre ndryshimeve, kostoja e një vize vizitorësh për një periudhë prej me pak se gjashtë muajsh do rritet nga 15 në 115 sterlina, ndërsa tarifa për një vizë studentore e bërë jashtë territorit britanik do të rritet nga 127 sterlina aktualisht në 490 në muajin tetor, duke u barazuar me tarifën e aplikimit të bërë kur studenti ndodhet në Britani.
Ndryshimet e tarifave përfshijnë vizat britanike 6-mujore, 2, 5 dhe 10-vjeçare, shumicën e tarifave për vizat dhe lejet e qëndrimit si për arsye pune ashtu edhe studimi, tarifat për lejet e përhershme të qëndrimit si dhe ato për aplikimet për të regjistruar si i natyralizuar për të marrë shtetësinë britanike. Ndryshime që pritet të aplikohen nga data 4 tetor e këtij viti.
Rritja e tarifave bëhet për të lehtësuar barrën e taskapaguesve britanikë në funksionimin e shërbimeve të emigracionit, si dhe për të financuar rritjet e pagave për britanikët që punojnë në sektorin publik, duke ua kaluar këto kosto të huajveve që duan të jetojnë, të punojnë apo të studiojnë në Britani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës