Lajme
Nga studimi i 99 milionë personave, zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID
Në një studim që përfshihen më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca, Zelanda e Re dhe Skocia janë konfirmuar dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla, të vaksinës anti-COVID, një çrregullim neurologjik dhe inflamacion i palcës kurrizore.
Studimi më i madh për sigurinë e vaksinës deri tash ka konfirmuar sa të rralla janë ndërlikimet nga vaksina, me studiuesit që konfirmuan se përfitimet e vaksinave anti-COVID prapë se prapë “ua kalojnë rreziqeve”, transmeton albinfo.ch.
Studiuesit që ishin pjesë e Rrjetit Global për të Dhënat e Vaksinave përdorën të dhëna shëndetësore në sistemet elektronike për të krahasuar normat e 13 sëmundjeve të trurit, gjakut dhe zemrës te njerëzit pasi morën vaksinën Pfizer, Moderna ose AstraZeneca, me shkallën që mund të pritej që këto sëmundje të ishin të pranishme në popullsinë para pandemisë.
Ky studim ka konfirmuar me nivel të lartë saktësie lidhjet mes vaksinave mRNA (Pfizer dhe Moderna) dhe efekteve të rralla anësore të miokarditisit dhe perikarditit (të dyja sëmundje të zemrës). Studimi gjithashtu ka konfirmuar sindromën Guillain-Barre (ku sistemi imunitar sulmon nervat) dhe trombozën e sinusit venoz cerebral (një lloj mpiksje gjaku në tru) si efekte të rralla anësore të lidhura me vaksinën AstraZeneca, shkruan TheGuardian.
Një efekt i ri dhe i rrallë anësor është encefalomieliti akut – inflamacion dhe ënjtje në tru dhe palcë kurrizore, i cili u identifikua në analizën e të dhënave si efekt i lidhur me vaksinën AstraZeneca.
Sasia e madhe e të dhënave të AstraZenecas ua ka lejuar studiuesve të zbulonin një efekt të dytë të rrallë anësor, të njohur si mieliti transversal apo inflamacion i palcës kurrizore.
Ndryshe, ekspertja e vaksinave, Julie Leask, ka thënë se infeksioni i COVID-19 e rrit rrezikun për disa nga këto sëmundje më shumë se vaksina.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane