Shkurt.ch

Nga spektakli i hapjes së botërorit “Brazili 2014”

Ceremonia e hapjes ka filluar para ndeshjes së ekipit nikoqir, Brazilit, me lojtarët më të mirë kroatë. Ndeshja e parë e botërorit ka filluar me fitoren e Brazilit

Ethet e futbollit kanë filluar. Kampionati botëror i 20-të në Brazil ka nisur me një spektakël në stadiumin “Itakuerao” të San Paolos.

I cilësuar si një nga botërorët më të shtrenjtë, rreth 12 miliardë dollarë, „Brazili 2014“ ka nisur siç ishte paralajmëruar me këngën e Jennifer Lopez, Pitbull dhe një këngëtare vendëse.

Më pas gjithçka u mbyll me largimin e tyre, për t’i lënë 60 mijë shikues në stadiumin e San Paolo-s nën shoqërinë e ndeshjes së parë të këtij botërori Brazili-Kroacia.

Brazili e ka filluar me sukses Kampionatit botëror duke shënuar fitore kundër Kroacisë me rezultat 3:1.

Kroatët avancuan të parët, por brazilianët pëmbysën rezultatin bindshëm 3:1 në pjesën e dytë.

Sot botërori vazhdon me përballjen e Meksikës dhe Kamerunit në orën 18:00, sipas kohës sonë lokale.