Lajme
Nga sot, Zvicra me rregulla më të rrepta të duhanit
Një ligj unë nivel vendi për duhanin ka hyrë në fuqi. Vetëm personat e moshës madhore lejohen të blejnë produkte të duhanit në Zvicër

Ligji i ri për produktet e duhanit ka hyrë në fuqi që nga 1 tetori 2024 (sot). Cigaret – por edhe të gjitha produktet e tjera të duhanit, si cigaret elektronike – tani mund të shiten në gjithë Zvicrën vetëm për personat mbi 18 vjeç, transmeton albinfo.ch. Është fundi i një “laramanie” kantonale.
Në kantonet Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden, edhe një fëmijë ishte në gjendje të blinte cigare deri në fund të shtatorit. Thjesht, nuk kishte moshë ligjore të pëlqimit. Ndërkohë, në kantonet e tjera blerësit potencial, duhet të ishin 16 ose 18 vjeç. Qoftë për cigare, snuff apo snus – në gjithë Zvicrën tani duhet mosha madhore për të blerë produkte të duhanit.
Ndryshime edhe në reklama
Ligji i ri federal gjithashtu kufizon reklamat. Reklamat e duhanit nuk lejohen më në pronën publike, por as në pronën private, përveç nëse nuk mund të shihen nga prona publike, shkruan srf.ch. Ngjarjet që synojnë një audiencë të mitur nuk lejohen më të kenë sponsorë të duhanit. U jepet fund edhe dhuratave promocionale falas që kanë të bëjnë me konsumimin e duhanit.
Pirja e cigareve elektronike në stacionin e trenit do të kufizohet gjithashtu vetëm në zonat e caktuara ekskluzivisht për pirjen e duhanit. Rregullat kundër pirjes pasive të duhanit tani zbatohen për të gjitha produktet e duhanit.
Megjithatë, është ende e paqartë se si do të zbatohet ligji kombëtar për produktet e duhanit, sa të larta do të jenë gjobat dhe nëse do të ketë kontrolle apo jo. Kjo është përgjegjësi e kantoneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara