Shqipëria
Rritet paga minimale në Shqipëri
Nga dita e sotme paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 34 mijë në 40 mijë lekë. Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, më 1 mars pas vendimit të qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Rritja e miratuar në Këshillin e Ministarve është 6 mijë lekë bruto.
“Në 3 vjet synojmë që të mos jetë paga më e ulët në rajon dhe Shqipëria të jetë një vend që të tërheqë aftësinë e punës dhe jo vetëm për forcën e lirë punëtore”, premtoi ministrja, ndërsa mohoi që po rritet për arsye elektorale.
Megjithatë, ndonëse po rritet paga minimale në Shqipëri, është më e ulëta në rajon.
Paga minimale në Shqipëri është më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n. Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro. Mali i Zi e ka rritur ndjeshëm pagën minimale dy vjetët e fundi, nga 331 euro në fund të vitit 2021 në 532 euro aktualisht. Edhe në Serbi, paga minimale është 460 euro, nga 366 euro ishte në fund të 2021-ës.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore Qeveria refuzon ‘iniciativën për ushqimin’...
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?