Kosova

Kosovë: Nga sot fillon aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot do të fillojë aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.

Duhet theksuar se aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës. /Albinfo.ch