Integrimi
Nga shtatori, të huajt në administratën publike
Megjithatë, tani për tani, mundësitë e reja u jepen vetëm emigrantëve me qëndrim afatgjatë në Itali
Nga 4 shtatori të huajt në Itali do të gëzojnë të drejta të barabarta si vendësit. Edhe ata që nuk kanë shtetësinë italiane do të mund të punësohet në administratën publike të vendit.
Kështu thotë ligji evropian 2013, i sapopublikuar në Gazetën Zyrtare, por që përcakton dy kufizime.
Para së gjithash, shtetasit e huaj mund të marrin pjesë në konkurset publike vetëm po të kenë lejen e qëndrimi CE, ose po të gëzojnë statusin e refugjatit apo mbrojtjen humanitare.
Për më tepër, nuk duhet të “ëndërrojnë” vende pune në të cilat ushtrohet, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, autoriteti shtetëror apo mbrohet interesi nacional. Me këtë Italia përshtat normativën e vendit me atë evropiane.
Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës 143/1975, e ratifikuar nga Italia, barazon punonjësit e huaj me qëndrim të rregullt me punonjësit vendës, ndaj shumë ekspertë kërkojnë që në administratën publike t’u jepet mundësia të punojnë të gjithë ata që kanë një dokument qëndrimi që është i vlefshëm për të punuar.
Megjithatë, tani për tani, mundësitë e reja u jepen vetëm emigrantëve me qëndrim afatgjatë në Itali. Por, edhe këta duhet të shpresojnë në hapjen e ndonjë vendi pune në administratën publike, që është gjithnjë e më e rrallë në këtë periudhë krize në Itali, shkruan “Shqiptari i Italise”
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?