Kosova
Nga Shqipëria në Kosovë: Kapet një trafikant me 33 kg marihuanë në bjeshkët e Vërmicës
Finlandë, Gazmend Hajdini, emërohet Drejtor Menaxhues i klinikës dentare “Hammas”
Mësohet se Policia e Kosovës ka pikasur të enjten në bjeshkët e fshatit Vërmicë dy persona të dyshuar se kishin hyrë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmes shtigjeve malore në mënyrë të paligjshme dhe pas ndjekjes, ka arrestuar njerin prej tyre dhe ka kapur mbi 33 kilogramë marihuanë, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës njoftoi se Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë realizimit të një plani operativ, më 22.02.2024, në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.
Personat janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policorë janë urdhëruar që të ndalojnë, mirëpo ata i kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, por njëri nga ata është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.
Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 gr (tridhjetë e tre kg e tetëqind gramë), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është thirrur prokurori kompetent dhe dosja së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Prizren, për trajtim të mëtejshëm.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme