Gjuha
Nga seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin
“Ne do luftojmë që gjuha amtare të hyjë në kuadër të sistemit shkollor publik të vendeve pritëse, kjo është një sfidë për ne... Ministria ka hartuar projektvendimin për organizimin dhe funksionimin e shkollave shqipe në diasporë”
Në Ulqinin historik është mbajtur seminari i nëntë me radhë i mësuesve shqiptarë nga diaspora. U organizua nga MASH e Shqipërisë dhe MASHT- e Kosovës i përkrahur edhe nga komuna e Ulqinit. Se Ulqini është gjithmonë joshës, jo vetëm si vend pushimi, u vërtetua me pjesëmarrjen e lartë të mësuesve nga vendet e kontinentit. Seminari në mënyrë simbolike u hap me pika artistike të prezantuara nga nxënësit ulqinak.
Për rrjedhat e seminarit sipas programit të miratuar u kujdesën Rozalba Merdani (MASH) dhe Nuhi Gashi (MASHTK).
Pjesën zyrtare të hapjes e filloi nikoqiri, Nazif Cungu, kryetar i komunës.
“Mbajtja e tij këtu e nderon Ulqinin. Të nderuar mësimdhënës, puna e juaj me nxënës është një kontribut i madh në ruajtjen e gjuhës dhe identitetin kombëtar në gjenerata kudo që ndodhen. Është hera e parë që po takohemi në Ulqin, por duke shprehur gatishmërinë e përkrahjes së komunës së Ulqinit shpresoj se do takohemi edhe hera tjera”.
Në emër të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë përshëndeti seminaristët zëvendësministri z.Ardian Tana, mes tjerash ai tha: ”Puna dhe veprimtaria e juaj në mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit kombëtar, larg atdheut në vendet ku sot jetoni e punoni merr një rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në lehtësimin e integrimit në vendet pritëse… Ministritë tona do punojnë së bashku për zhvillimin e mëtejmë të arsimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë… Si angazhim i rëndësishëm është koordinimi në unifikimin e kurrikulës shkollore, në cilësinë e mësimit, në sigurimin e teksteve mësimore. Vetëm në vitin e kaluar shkollor ministria jonë ka ndarë 11 mijë tekste falas për diasporë. Ne do luftojmë që gjuha amtare të hyjë në kuadër të sistemit shkollor publik të vendeve pritëse. Kjo është një sfidë për ne… Ministria ka hartuar projektvendimin për organizimin dhe funksionimin e shkollave shqipe në diasporë. Ky akt nënligjor i munguar deri më tani, është plotësim i detyrimeve që rrjedhin nga ligji për sistemin arsimor para-universitar në Shqipëri…”
Ndërsa z.Ragip Gjoshi, këshilltar politik në MASHT në fjalën e tij mes tjerash tha: ”Ky seminar me një fizionomi tani të formësuar si fokus ka aftësimin profesional të mësuesve, këmbimin e përvojave dhe përcjelljen e mesazheve nga këtu tek të nxënësit e të rinjtë në diasporë. Ky seminar, vjen si një dhuratë për të gjitha gjeneratat e mësuesve të gjitha kohërave që mbajtën gjallë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të çmuar. Ky seminar është një kryevepër për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë që fëmijët tanë kudo jashtë atdheut të bëhen krenarë duke ruajtur me kujdes identitetin në një të ardhme me dinjitet. Brezat me radhë e treguan duke i mbrojtur edhe me çmimin më të lartë. MASHT e Kosovës ka bërë e po bën përpjekje të vazhdueshme bashkë me Ministrinë e Diasporës e Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë në plotësimin e kushteve për mësimin plotësues duke furnizuar me tekste e mjete mësimore, duke u takuar me nxënës, mësues e prindër mërgimtarë…”
Kumtesat
Dr.Mimoza Gjokutaj dhe Prof.Dr.Ajula Jubani (Tiranë) u paraqitën me kumtesën mjaft interesante “Mësimi i gjuhës shqipe mbështetur në kompetencat gjuhësore sipas niveleve”. Dr.Shqipe Bajçinovci-Prestovci (UN-Prishtinë) mbajti ligjëratën:”Sporti e loëjrat sportive në funksion identitar”. Ishte me vlerë për mësuesit në mërgim që sportin në rrethin e tyre dhe në shkollë ta shfrytëzojnë edhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Pror.Dr.Musa Kraja, rektor në Akademinë Pedagogjike, Tiranë u paraqit me kumtesën:”Aspekte të personalitetit të mësuesit në Shkollën Shqipe me Program Plotësues, faktorë të rëndësishëm për zhvillimin dhe konsolidimin e këtyre institucioneve”. Arian Melonashi (I) u paraqit me filmin e tij dokumentar “Me arbëreshët e Italisë”. Rifat Haxhijaj dhe Agim Paçarizi (Gjenevë CH) ligjëruan nga kumtesa ”Mësimi i gjuhës shqipe, ekuilibri familjar dhe integrimi social sistemik”.
Drita Kadriu (MASHK-RKS) paraqiti kumtesën “Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit në fushën e gjuhësore”. Fatmiroshe Gjemajlaj:”Probleme të përmbajtjes dhe të përdorimit të metodave interaktive…”. Kristina Gjoka u paraqit me kumtesën e saj: ”Probleme me mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe..”. Hazir Mehmeti (A) autor i abetares së parë shqipe “Fibel,A-B-C” e financuar dhe botuar nga Ministria e Mësimit të Austrisë. Yllka Spahiu (Tiranë) lexoi kumtesën: “Kurrikula e zbatuar e MSH në Diasporë”. Nexhmije Mehmetaj(CH), u paraqit me kumtesën profesionale “Planifimimi i orës mësimore me tekstet e reja”. Një interesim mjaftë të madh zgjoi kumtesa e pedagoges së specializuar në shkollën suedeze, Zyrafete Loshaj (S),“Prezantimi i gjuhës shqipe me ndihmën e lapsit përkthyes-PEN-pal” Ishe diçka mbresëlënëse kur lapsi flet edhe në gjuhën shqipe. Kjo e tregon zhvillimin e fuqishëm metodik krahas teknologjisë elektronike të kohës në Suedi. Ishte kjo, ndoshta, kumtesa më e avancuar e seminarit. Ilira Ndrio Bakalli (GR) lexoi kumtesën “Funksioni identitar i teatrit”.
Albana Tahiri (Tiranë): u paraqit me temën nga didaktika “Për një strukturë të orës mësimore në klasat e mësimit plotësues në diasporë”. Marinela Duri (GR) “Planifikimi i një njësie didaktike..”. Dr.Nail Draga (Ulqin) “Zhvillimi i arsimit shqip në Mal të Zi”. Rizah Sheqiri (S) “Roli i punëtorive me nxënës”. Arif Demolli (MASHT-Kos.): “Funksionimi ndërlëndor i letërsisë” Driton Kajtazi(CH): “Roli i strukturimit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë”. Sevdije Demaj Boshtrakaj (D) “Roli i mësuesve/eve në diasporë për ngritjen e nivelit dhe cilësisë së bashkëpunimit me shkollën”. Nazmi Xhomara (Tiranë) lexoi kumtesën “Planifikimi i mësimdhënies me tekste të reja”
Seminari i Ulqinit ishte përmbajtjesor për faktin se aty ligjëruan ekspertë nga fusha e gjuhësisë, pedagogjisë, metodologjisë. U soll përvoja praktike nga shumë shtete duke parë praktikisht format, metodat e teknologjisë në mësimdhënie e mësimnxënie. Në seminar u vërejte një larmi e madhe mes rrethanave e kushteve të mbajtjes së mësimit plotësues shqip. Si shembuj nga vendet evropiane pa dyshim janë Austria, Suedia e Finlanda. Gjendja ku ministritë tona duhet shpejtë ta shtrijnë dorën e ndihmës janë Greqia, Italia, Anglia, Zvicra, Gjermania.
Vizitat
Seminaristët u njohën me Kalanë e lashtë të Ulqinit, gjeografinë e historinë e qytetit margaritar. Vuajtjet e robërisë shekullore, shkatërrimet e gjurmëve shqiptare nga armiqtë kishin prekur edhe varret shekullore. E kotë, edhe ullinjtë e mbjellë mbi çdo varr të rrafshuar flisnin e gjethonin shqip.
Me frymëzim të ri mësuesit/et nga të gjitha vendet u ndanë nga Ulqini, vëllapritja ulqinake, drejtë auditorëve ku i presin nxënësit shqiptarë.
Hazir Mehmeti, Vjenë
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur