Futboll

Nga refugjat lufte, Gashi në kandidat për trajner të ekipit gjerman

Burim Gashi (37) ka qenë lojtar i klubit në ligën rajonale gjermane Hanau 93, ndërsa eksperienca e tij jetësore ka qenë e vështirë. Në mars 1998 ai erdhi si refugjat nga Kosova në Gjermani, ku si 18 vjeçar nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht dhe mezi gjendej në jetën e re, shkruan hanauer.de.

Tashmë 37 vjeçari Gashi është ndër pretedentët kryesorë për të marrë drejtimin si trajner të Hanau 93, përcjell albinfo.ch.

“Unë kërkoja gjithmonë të vija drejt Gjermanisë dhe të luaj futboll,” sqaron krenarisht Gashi.

Tashmë Hanau 93 e planifikon shqiptarin Gashi ta bëjë trajner të klubit, pas shumë vitesh aktivizime si futbollist atje.