Kosova
Nga prilli, çmimi i energjisë në Kosovë pritet të shtrenjtohet për 15%
A jeni dakord me këtë rritje?
Dje, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15 për qind, duke nisur nga muaji prill, përcjell albinfo.ch.
Bashkë me këtë propozim, ZRRE-ja ka publikuar raportin konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, ku është propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet sërish.
“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente e sugjerime, të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Komentet mund të dërgohen deri më 28 mars.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
ZRRE-ja i ftoi konsumatorët, ndërmarrjet e rregullta dhe palët e interesuara për konsultim publik për propozimin e saj për rritje të tarifave të rrymës për 15 për qind.
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











