Kosova
Nga pozicioni i UEFA-s, Armando Duka premton përkrahje për futbollin e Kosovës
Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili u zgjodh zëvendëspresidenti i UEFA-s, nga ky pozicion ka premtuar se do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vizitën e tij të parë si zv.president i UEFA-s ka vendosur ta bëjë në Kosovë, te presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Me këtë rast, Duka premtoi se edhe në pozitën e tij të re do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm FFK-në dhe presidentin Ademi. Ai tha se kujdesi i tij do të jetë gjithmonë për Kosovën dhe komunitetin e futbollit kosovar, pasi siç theksoi, ne jemi pjesë e njëri-tjetrit dhe si dy federata do të kemi rëndësi më të madhe në UEFA”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
“Ai po ashtu theksoi se si mbikëqyrës i Federatës së Futbollit të Kosovës në kuadër të UEFA-s, do të shtyjë përpara projektet dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës, teksa përgëzoi presidentin Ademi për ngritjen e kampionatit vendor në të gjitha aspektet, si dhe lavdëroi paraqitjen e mirë të kampionit të Kosovës, FC Ballkani, në garat evropiane, që po e përfaqëson denjësisht futbollin mbarëkombëtar”, vazhdon tutje njoftimi i FFK-së, transmeton albinfo.ch.
Këto komente Duka i ka bërë gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku ka vizituar edhe fanclub-in e “Dardanëve”.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026