Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Nga pjatalarësi, në shef restorantesh
Milaim Bediji nga Lugina e Preshevës kishte filluar si 14 vjeçar si pjatalarës. Sot ai pas një përvoje të udhëheqjes së disa restoranteve anekënd Zvicrës, menaxhon njëkohësisht dy restorante
Gjenerata e dytë e shqiptarëve që kanë emigruar në Zvicër, kanë shënuar kthesën e madhe të integrimit, shkollimit dhe punësimit nëpër vendet kyçe të shtetit helvetik. Ndryshe nga prindërit e tyre që kishin bërë punë të rënda për mungese të zanateve, gjuhës e shkollimit, pjesëtarët e gjeneratës së mesme kanë filluar të lënë gjurmë në shumë vende ku jetojnë e punojnë. Njëri nga ta është MiIaim Bediu i lindur në Dobrosin të Bujanocit, rajoni që sot njihet si Lugina e Preshevës për shkak të rrethanave politike dhe konfliktit të armatosur në fillmshekull.
Në vitin 1987, Milaimi ishte vetëm 12 vjeç kur kishte emigruar në Zvicër, në kantonin Solothurn. Atëbotë ai e kishte ëndërruar Zvicrën si një parajsë, por kur e preku me këmbë e kuptoi se në këtë shtet me traditë të thella demokratike, jetohet mirë, por punohet shumë. Dhe si 14 vjeçar, në vitin 1989 kishte filluar të punonte në restorantin “Silberkugel” si pjatalarës për të siguruar një të ardhme solide si nxënës e po ashtu për të vazhduar edhe sportin e karatesë.
“Si i ri fitoja vetëm 9 franga për një orë”, dëfton Milaimi një intermexo nga jeta e tij. “Deri vitin 1993 kam punuar si enëlarës pastaj u avancova, fillova të shes hamburgerë”, thotë ai.
- Odisejada e Milaimit drejt suksesit
Ndërkaq, ai në vitin 1992 ishte filluar zanatin në gastronomi të cilin e kishte përfunduar në vitin 1995. Pas mbarimit kishte filluar punën e parë në Mövenpick, në një hotel me 4 yje. Aty Milaim Bediu synonte të bënte karrierë më shpejt, duke qenë se kishte gjetur edhe mbështetje për shkollim të mëtutjeshëm. Edhe një arsye tjetër që e kishte shtyrë atë të punonte në Mövenpick ishte mësimi i gjuhës frënge. Por, dëshira e tij nuk kufizohej vetëm në mësimin e gjuhës, pasi ai ëndërronte të punonte në një anije, “për ta shëtitur gjithë botën”. Por, nuk ia arriti qëllimit për shkak të luftërave në ish-Jugosllavi.
Restoranti “Mövenpick” në Egerkingen e kishte kushtëzuar Milaimin se nëse do të punonte 3 vjet në të njëjtin post, do ta transferonin jashtë vendit. Ky kushtëzim nuk i pëlqeu Milaimit, i cili vendësi të largohet nga ai hotel. Vendosmëria për të ikur “i prishi qejfiun” menaxhmentit të këtij hoteli, i cili i propozoi atij postin e shefit të servisit në hotel. Në vitin 1996, në moshën 21 vjeçe Milaimi ishte bërë shef servisi në Mövenpick, por as me këtë nuk ishte i kënaqur.
Meqë “Mövenpick”-u nuk arriti t’i plotësonte kërkesat e MIlaimit, ai iku në 1998 në hotelin me 5 yje “Intercontinental Royal Plaza” Montreux për të mësuar më mirë gjuhën frënge. Kështu, ai aktualisht mund të konsiderohet një poliglot, pasi që flet rrjedhshëm pesë gjuhë të huaja: frëngjisht, italisht, gjermanishten, anglishten dhe kroatishten.
- U kam shërbyer Shakirës e Ibrahim Rugovës
Pas një odisejade nëpër hotele ekskluzive, Milaimi kthehet në Solothurn, në një restoran si shef servisi për 2 vjetet e ardhshme. Më vonë ai ishte avancuar si manaxher restoranti në hotelin 5 yje “Renaissance”. “Në atë kohë kisha rastin që si mysafirë t’i kemi yjet botërore, si Shakira, Tom Jones, David Copperfield, etj. Por e veçanta ishte se aty kisha takuar edhe presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova”, deklaron Milaimi.
Në vitin 2003 kishte braktisur hotelin për të punuar deri në vitin 2005 si drejtor në 2 restorante në Cyrih ndërsa në vitin 2006 kishte arritur qëllimin ta bënte një restorant në një bjeshkë zvicerane “Langnau am Albis”. “Kur ngjiteshin shqiptarët atje thoshin me habi: `edhe këtu paska shqiptarë`”, tregon me të qeshur Bediu. Në Albishaus ai thotë se 90 për qind të klientëve ishin zviceranë, shumica prej tyre i takonin Partisë së njohur të djathtë, SVP (Partia Popullore e Zvicrës).
“Vitin e parë kisha problem sepse nuk më pranuam mirë si i huaj, por më vonë pinim pashkë birra “Peja” dhe konjakun “Skënderbeg”. Prandaj, ka pasur raste kur kanë ardhur të më ndihmojnë kur kishim shumë punë”, tregon Milaimi, i cili për katër vjet e kishte menaxhuar këtë restorant, deri në periudhën kur djali i tij kishte nisur klasën e parë. “Kur djali nisi shkollën, u detyruam ta braktisim fshatin ngase ishin në largësi prej 800 metrave nga banorët tjerë”, thotë ai.
- Sërish në Cyrih
Në vitin 2010, Milaim Bediu kishte zbarkuar në Cyrih për të gjetur aty shtigje të reja në zanatin e tij prej gastronomi. Në kryeqendrën zvicerane të urbanizmit e zhvillimit, në Cyrih, Milaimi hapi edhe dy restorante të reja, me ushqim mediteran dhe amerikan.
Tani, krahas restorantit “Lilienthal” dhe restorantit ‘Burgers&Shakes”, ai ka siguruar edhe një sallë tjetër ahengjesh. Të dy restorantet i kishte bërë prej fillimit me arkitekt shqiptarë, Ibrahim Sylajn dhe Afrim Veliun. Këta të fundit me kreativitetin e tyre kishin zbukuruar enterierin e dy restoranteve të bukura të Milaim Bediut, i cili sjell rreth vetës një klientelë të përzier, përfshirë shqiptarët e këtij kantoni. Por, kualiteti dhe ushqimi i freskët është kriteri në restorantet e Milaimit, i cili falënderon për suksesin e tij edhe bashkeshorten, Makfiren.
Kuzhina mediterane do të thotë përgatisin përveç picave dhe pastave edhe mish edhe ushqime të tjera të detit.
Kafe me dy sheqera për shqiptarët në restorantin e tij
“Për të qenë i suksesshëm me një restorant duhet të specializoni me një kuzhinë, ose mediterane ose amerikane. Por, nuk do të thotë se vetëm pse jeni italianë të bëni kuzhinë italiane. Restoranti tjetër është me kuzhinë amerikane ‘Burgers&Shakes’, por nuk jam amerikan”, shprehet Milaimi tek tregon zemërgjerësinë e një shqiptari prej Karadaku, që çdo shqiptari që ushqehet aty e qeros me një kafe falas. “Është karakteristikë se shqiptarëve duhet gjithherë t’u servohet kafeja me 2 sheqera”, shprehet duke qeshur Milaimim Bediu ndërsa planifikon në të ardhmen hapjen e restoraneve tjera “Burgers & Shakes”. Njëri prej tyre shumë shpejt do të hapet në qendër të Cyrihut.
Ndryshe, suksesi i tij, dëshmon se pjesëtarët e gjeneratës së dytë të shqiptarëve që kanë emigruar në Zvicër për ditë e më shumë po lënë gjurmë të pashlyeshme në shtetin helvetik, jo vetëm, në biznes, por edhe në shkencë, kulturë e sport.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane