Lajme
Nga nesër Zvicra heq pothuajse të gjitha masat kundër koronës
Deri me 31 mars mbeten në fuqi: Detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë
Këshilli Federal ka marrë vendimin aq të pritur. Duke filluar nga nesër, më 17 shkurt hiqen pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, shkruan albinfo.ch
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset së bashku me presidentin Federal Ignazio Cassis janë në këto çaste duke dhënë arsyetimin e vendimit të tyre , në një konferencë për media.
Nga e enjtja, 17 shkurt, do të hiqen kufizimet e mëposhtme mbarëkombëtare për koronavirusin:
Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut;
Bien plotësisht Certifikimi i detyrueshëm në objekte dhe biznese si kinema, teatro, ambiente të brendshme restorantesh dhe eventesh;
Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;
Hiqen kufizimet e takimeve private;
Bie poshtë rekomandimi i zyrës së shtëpisë (Homm Office);
Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër;
Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë;
Ndërsa mbeten në fuqi deri me 31 Mars: Detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore;
Izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









