Lajme

Nga nesër, të gjithë telefonat në Evropë do të përdorin të njëjtin mbushës baterie

Komisioni Evropian në kumunikatën e sotme ka rikujtuar se nga viti 2024 të gjithë telefonat, tabletët dhe foto-aparatet në BE duhet të kenë të njëjtin mbushës.

USB-C, i njohur si porti USB Type-C, do të jetë porti standard, që do të thotë se prodhuesit e pajisjeve teknologjike duhet t’i kenë në përputhshmëri me këtë USB të gjithë mbushësit.

Ky vendim u mor një vit më herët.

“Pritjes po i vjen fundi. Nga viti 2024, USB-C do të jetë standard për të gjitha pajisjet elektronike në BE. Nga ky moment më nuk do të dëgjojmë, ‘më falni, nuk e kemi këtë lloj të kabllos”, ka njoftuar Komisioni Evropian.