E-Diaspora
Nga lufta në refugjat, deri te ëndrra olimpike
Besnik Sokoli shpreson që në moshën 36-vjeçare të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Dimërore. Besniku është refugjat nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Amerikë
Nuk thuhet kot se Amerika është toka e ëndrrave. Aty ku ëndrrat bëhen realitet. Kështu shpreson edhe shqiptari nga Kosova, Besnik Sokoli.
Ai shpreson që të marr pjesë në Olimpiadën Dimërore, që mbahet më 2018 në Korenë Jugore. Ai është bërë hit në Amerikë. Kohë më parë ishte “Wall Street Journal”, që i kushtoi një shkrim të gjatë shqiptarit, derisa tani ka dalë edhe në një televizion amerikan për të treguar ëndrrën e tij, përcjell albinf.ch.
Gruaja e tij, Flutura Qosaj ka hapur një fond në emër të tij, pasi ka shumë shpenzime për të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore. Atij i është premtuar se nëse arrin normën olimpike, atëherë do të përfaqësojë Kosovën në këtë Olimpiadë.
Pasi ka shumë gara e shumë shpenzime është kërkuar ndihmë për shqiptarin, i cili shpreson që në një moshë jo të zakonshme të marrë pjesë në një ngjarje madhore. Pjesëmarrjen e ëndërrojnë gjithë sportistët nga mbarë bota.
Besniku ka lindur më 1981 në Kosovë, ku filloi me skitari, por jo profesionist. Për shkak të luftës, kur ishte 18-vjeçar shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse vonë, ai filloi të merret me skitari dhe i ka impresionuar të gjithë, transmeton albinfo.ch.
Ai tashmë punon çdo ditë nga dhjetë orë. Vetëm e vetëm që të realizojë ëndrrën e tij. Të marrë pjesë në një Olimpiadë me Kosovën. Ai e ka mbështetjen e familjes, gruas, dhe tre fëmijëve.
https://web.facebook.com/JoeTheReporter/videos/1655446574499429/
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës