Lajme
Nga Lozana dhurohen lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Nga Lozana e Zvicrës janë dhuruar një numër pakosh me lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Këto lodra janë dhuruar nga një çift shqiptarë, i ndihmuar edhe nga disa qytetarë zviceranë, që jetojnë në Lozanë, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se shoqatat Swiss Albania Event, Dona , Teuta , Ilirët në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Zvicër ende po vazhdojnë ngrumbullimin e ndihmave për banorët e Shqipërisë, në mënyrë që festat e fundvitit të bëhen më të ngrohta për ta.
Kujtojmë se kishte një mobilizim të madh të shoqatave shqiptare të kësaj pjese të Zvicrës në përkrahje të viktimave të tërmetit në Shqipëri. Me iniciativën e përbashkët të shoqatave, vetëm në ditët e para pas tërmetit janë mbledhur mbi 30 mijë franga zvicerane.
Të gjitha shoqatat janë dakorduar që më 8 dhjetor 2019 secila prej tyre të dërgojë dy përfaqësues në takimin e radhës që do të mbahet në restorantin “Adler” në St. Georgenstrasse 84, 9011 St. Gallen, prej orës 10.30. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002