Shkurt.ch

Nga kanceri sëmuren 40 për qind të zviceranëve

Për çdo vit kancerin e marrin 35000 persona, prej të cilëve mbi 16000 vdesin nga pasojat e tij

Katër në dhjetë persona në Zvicër sëmuren nga kanceri. Shprehur ndryshe, për çdo vit kancerin e marrin 35000 persona, prej të cilëve mbi 16000 vdesin nga pasojat e tij. Këto të dhëna shqetësuese i ka publikuar sot Enti Zviceran për Statistikë.

Sëmundja e kancerit është shkaktari i dytë i vdekjes pas sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.

Nga viti 2002 e këndej, sipas statistikave, është regjistruar shpeshtim i sëmundjes së femrave nga kanceri i mushkërive. Kjo lidhet me shtimin e konsumimit të duhanit në mesin e femrave të reja, shkruan 20minuten.ch.

Kur është fjala për kancerin e shkaktuar nga pirja e duhanit, statistikanët kanë identifikuar edhe dallime në mes të regjioneve. Kështu, përqindja e të sëmurëve nga këto lloje kanceri është më e lartë në Tesinë dhe në Zvicrën frankofone se sa në Zvicrën gjermane, për arsyen se në dy regjionet e para konsumimi i duhanit është më i madh.

Kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit janë shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes nga kanceri.

90 për qind e rasteve të sëmurjes me kancer paraqitenh pas moshjës 50 vjeçare, ka konstatuar Enti Feederal për Statistikë.