Shqipëria

Nga janari, mbi 2 milionë turistë vizituan zonat e mbrojtura të Shqipërisë

Nga janari i vitit 2024 deri në muajin korrik,në Shqipëri 2.5 milionë vizitorë kanë vizituar zonat e mbrojtura, ose 28 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.9 milionë.

Shifrat dëshmojnë se jo vetëm për turizmin bregdetar, vizitorët shfaqin interes edhe për turizmin e natyrës, raporton tvklan.al.

Qarku i Shkodrës mban vendin e parë sa i takon numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura me 609 mijë, ndjekur nga Korça me 573 mijë dhe Qarku i Fierit me 359 mijë, transmeton albinfo.ch.

Sa u përket zonave të mbrojtura më të frekuentuara, ato që kryesojnë janë Alpet e Shqipërisë, me 91 mijë vizitorë, ndjekur nga Liqeni i Ohrit në Pogradec me 74 mijë dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta me 67 mijë. Nuk mbeten pas as Syri i Kaltër, Lugina e Shalës dhe Liqeni i Shkodrës. Më pak të frekuentuara janë Mali i Dajtit, Parku i Qafshtamës, Prespa dhe Parku Kombëtar i Vjosës.