Kosova
Nga janari, 22 të vdekur në aksidente trafiku vetëm në Prishtinë
Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikohet në uljen e numrit të aksidenteve

22 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në rajonin e Prishtinës vetëm këtë vit, njofton policia e Kosovës.
Policia njofton se sot në mesditë ka ndërruar jetë personi me iniciale S.P rreth 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
“Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht në magjistralen Prishtinë – Podujevë në fshatin Sibovc të Podujevës. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikohet në uljen e numrit të aksidenteve.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët