Fun
Nga i pastrehë, kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ nëpër shtëpi
Në moshën 15-vjeçare, Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj, duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan “Usa Today”.
Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që të paguante faturat e shtëpisë. Shumë pak kohë do të kalonin deri kur t’i caktohej të menaxhonte grupin e tij të punës.
Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, të krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.
Në moshën 33-vjeçare, kompania e tij është shumë e suksesshme në ndërtimin e pishinave në banesat private. Rreth 20 mijë dollarë është kosto e një pishine e ideuar si një plazh i vogël, tregon Eric White.
Fotot e ‘plazheve’ që ndërtohen nga Eric janë kthyer në ‘virale’ edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që kompania e tij vijon të fitojë miliona, transmeton TCH.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













