Integrimi

Nga ikja me gomone, deri te drejtimi i një kompanie ndërtimi

Luan Hallulli jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët në Abruzzo, në Pratola Peligna. Tashmë ai është president i Shoqatës Italo-Shqiptare si dhe drejton një kompani ndërtimi.

Ai shkoi në Itali me mjaft vështirësi, me gomone, raporton “TCH”.

Ardhja në Itali, në vendin e shpresës ishte ëndrra e tij. Në korrik 1992, në moshën 14 vjeçare ai udhëtoi drejt Italisë me një skaf në mënyrë ilegale, dhe arriti të shkonte në Bari, përcjell albinfo.ch.

Luani filloi si enëlarës dhe me frikë se do të arrestohej dhe do të dëbohej në Shqipëri. Ai tani është artizan dhe ka një firmë të vogël ndërtimi në Itali.