Lajme
Shqiptarja e kthyer nga Anglia, sjell një lloji tjetër ekonomie për Shqipërinë
Juristja shqiptare e quajtur Marcela Tringaj, pas shumë vjetësh eksperiencë në Angli me bizneset lokale, është rikthyer në vendlinje me një iniciativë që vë në fokus jetën në fshat dhe krijimin e një lloji tjetër ekonomie për Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të projekteve të saj të reja në atdhe, ajo sapo ka publikuar revistën ‘N’harmoni’, ku pasqyrohet pasioni i saj lidhur me ekonominë lokale dhe me bujqësinë.
Ajo tregon pikërisht për një iniciativë, për të rikthyer në vëmendjen e të gjithëve se ka jetë përtej kryeqytetit, në fshtatrat ku shumë të rinj kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përpiqen çdo ditë të zhvillojnë zanatet dhe bizneset. Marcela Tringaj me profesion avokate, por me një dëshirë shumë të madhe për të treguar pikërisht këtë anë të shoqërisë, ka publikuar së fundmi revistën ‘N’Harmoni’, edhe pse larg profesionit të saj.
‘’ Të dyja këto fusha nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, megjithatë shumë kohë përpara se unë të hapja blogun e diskutoja me tim atë pasionin lidhur me ekonominë lokale, me bujqësinë, dhe me thoshte gjithmonë nëse ti dëshiron shumë ta bësh këtë gjë, duhet të hulumtosh dhe të kërkosh informacionin e vërtetë që të vijë ashtu siç duhet informacioni’’, shprehet ajo.
Kjo punë e ka bërë që të njohë persona me zanate mjaft të veçanta.
‘’Janë dy djem, të cilët bëjnë punë dore, janë zanatçinj, njëri bën qilima, kjo ka qenë e veçantë, një djalë që bën punime dore, këto zanate i përkasin grave, këta djem që bëjnë punë dore është fantastike… ndërthurin zanatin dhe del një produkt modern i ndërthurur me artizantin’’, thotë Marcela.
Ajo tregon për emisonin “Rreze Dielli’’ se është munduar t’i jap zë ekonomisë lokale dhe tashmë di shumë mirë edhe problematikat dhe sfidat që hasin ata.
‘’Ata shpeshherë ndjehen si në kurth, sepse kanë munguar për hir të së vërtetës mekanzimat e të bërit bashkë, njerëzit e bashkëpunimit mes bizneseve të vogla, sepse një biznes i vogël hapat do t’i ketë më të vështirë drejt suksesit, pamundësia për të marketuar mirë produktet e tyre në treg, mungesa e informacionit për të parë se çfarë do tregu, sigurisht që janë informacione që duhet të vijnë nga mekanizma të tjerë’,’ u shpreh ajo për disa nga problemet më të shpeshta të tyre.
Ndërsa thekson se iniciativa e saj vjen si pasojë e një jetese të gjatë në Angli, ku ka arritur të marrë informacione të vyera, për bizneset lokale dhe mënyrën se si mund të krijojmë një tjetër lloj ekonomie për Shqipërinë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane