CH-Ballkani
Nga Cyrihu në Strugë, me biçikletë
Pavarësisht që ka lindur në Zvicër, Egzon Veliu vazhdon të ushqejë një ndjenjë të fortë për vendin e origjinës, duke thënë se jo rastësisht si destinacion fundor të turit të tij zgjodhi Strugën. I gjithë ky itinerar, u realizua për 23 ditë me ndalesa të herëpashershme në lokacione të ndryshme

21-vjeçari Egzon Veliu, me origjinë nga fshati Zhepin i Strugës i lindur në Zvicër, së bashku me shokun e tij Baris Yilmaz nga Stambolli i Turqisë, kanë sfiduar mundësitë e tyre fizike, duke realizuar një nga udhëtimet mbresëlënëse me biçikletë nga Cyrih i Zvicrës drejt Strugës.
E gjitha filloi si një bast, tregon Egzoni për gazetën ‘Koha’, i cili këtë përvojë e konsideron mjaft të dobishme në rrafshin personal, sepse siç thotë limitet fizike, përballen me ato reale.
Ai pavarësisht që ka lindur në Zvicër, vazhdon të ushqejë një ndjenjë të fortë për vendin e origjinës, duke thënë se jo rastësisht si destinacion fundor të turit të tij zgjodhi Strugën. Për Veliun, udhëtimet me mjete të tjera padyshim që kanë rëndësinë e tyre, por udhëtimi me biçikletë, është më përmbajtjesor dhe më real, sepse të jep mundësi të shohësh nga afër më shumë vende, peizazhe, panorama si dhe kulturat e ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Udhëtimi vazhdon ai, nisi nga Cyrih duke përshkuar alpet, për të vazhduar drejt Italisë-Sllovenisë-Kroacisë-Malit të Zi-Shqipërisë deri në Strugë. I gjithë ky itinerar, u realizua për 23 ditë me ndalesa të herëpashershme në lokacione të ndryshme, tregon Egzoni.
“Edhe pse nuk u përgatita për këtë udhëtim, më duhet të them se pavarësisht sfidave që kaluam ishte udhëtim që ia vlejti në kuptimin e mirë të fjalës. Të udhëtosh për 23 ditë me biçikletë është një gjendje dhe përjetim që nuk e merr në forma të tjera të udhëtimit. E gjitha filloi si një lojë, si një sfidë që bashkë me shokun tim të fëmijërisë në Zvicër, Baris Yilmaz i cili prej 10 vitesh është kthyer të jetoj në Turqi ndërmorëm për të përjetuar një përvojë tjetër’, thekson ai.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë