Kosova
Nga Crvena Zvezda thonë se kishte urdhër që policia speciale e Kosovës t’i arrestonte anëtarët e klubit tonë
Mediat serbe shkruajnë se sot kishte urdhër që njësia speciale e Policisë së Kosovës t’i arrestonte anëtarët e delegacionit të Crvena Zvezdës në rast se do të shfaqej ndonjë problem ndërkohë
Mediat serbe vazhdojnë të shfaqin versione të ndryshme rreth asaj që ndodhi sot në pikën
kufitare të Jarinjës, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, Crvena Zvezda e kishte marrë rrugën drejt Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe, por u pengua në kufi nga Policia e Kosovës, e cila nuk e la delegacionin serb të futej në territorin e Republikës së Kosovës.
Së bashku me ekipin serb kishte edhe qindra tifozë “Delije”, të cilët provokuan me
thirrje dhe me këngë nacionaliste.
Ndërkohë, mediat serbe thonë se kanë informata që njësia speciale e Policisë së Kosovës kishte
urdhër t’i arrestonte anëtarët e delegacionit të Crvena Zvezdës, në rast se do të shfaqej ndonjë problem eventual.
“Ne jemi të informuar se anëtarë e forcave speciale të Kosovës ishin në gatishmëri për të na arrestuar nëse do të merrnin urdhër”, ka shkruar klubi serb.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind