Lifestyle

Londër: Largohen reklamat për pafajësinë e Michael Jackson

Autobusët lokalë të Londrës do t’i heqin reklamat që mbrojnë pafajësinë e Michael Jackson. 

Vendimi u mor pasi një organizatë për viktimat e sulmeve seksuale tha se ishte e shqetësuar rreth reklamave të shfaqura në autobusë dhe në stacionet e autobusëve, përcjell albinfo.ch.

Vendosja e këtyre reklamave u bë si përgjigje ndaj një dokumentari, në të cilin këngëtari u akuzua për abuzim seksual të fëmijëve.

Survivors Trust në një deklaratë tha se reklamat mund të dekurajojnë viktimat e sulmeve seksuale që të mos flasin apo denoncojnë rastet e tyre.

“Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do t’i heqim reklamat”, ka thënë Trust për BBC.