Lajme
Nga mbi 9 milionë vaksinat e injektuara në Zvicër, 5300 me efekte anësore
Nga 133 rastet e rënda, të prekurit kanë vdekur në periudha të ndryshme pas vaksinimit. Por, sipas Swissmedic, nuk ka dëshmi se vaksinimi ka sjellë vdekjen
Në Zvicër deri më sot janë injektuar më shumë se 9.2 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit. Deri më tani në 5,304 raste janë raportuar efekte anësore të padëshiruara.
E llogaritur në raportin vaksinë – efekt anësor, i bie që në një nga 1734 doza vaksinash janë raportuar efekte anësore, shkruan sda.ch. Dy të tretat e tyre nuk ishin të rënda.
Kryesisht janë prekur gratë dhe të moshuarit; mesatarisht, të prekurit ishin 57.7 vjeç, ka njoftuar Swissmedic të premten. 21.9 për qind ishin 75 vjeç ose më të vjetër, transmeton albinfo.ch.
Në raportet ku efekti anësor është klasifikuar si serioz, personat e prekur ishin mesatarisht 61.3 vjeç.
Në 133 nga rastet e rënda, njerëzit e prekur kanë vdekur në periudha të ndryshme pas vaksinimit. Por, sipas Swissmedic, nuk ka asnjë dëshmi konkrete se vaksinimi ka sjellë vdekjen, pavarësisht afërsisë kohore kur kanë ndodhur vdekjet.
Mosha mesatare e të vdekurve nga kjo kategori ishte 80.7 vjet.
Më tutje, raporti i Swissmedic tregon se vaksina Moderna ka shkaktuar më shpesh efekte anësore (61.8 për qind) sesa ajo nga Pfizer / Biontech (36.5 për qind), transmeton albinfo.ch. Ndërsa emri i vaksinës mbetet i panjohur në 91 raste ose 1.7 për qind të rasteve me efekte anësore.
Sipas Swissmedic, efektet anësore të raportuara dhe analizuara nuk ndryshojnë gjendjen sipas të cilës përfitimi nga vaksinimi mbetet shumë më i lartë se sa rreziku sa u përket dy vaksinave të miratuara në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











