Lajme
Nga 5 marsi Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit
Në samitin e mbajtur gjatë ditës së sotme, përveç lehtësimit të masave nga 19 shkurti, hapja totale do të bëhet nga 5 marsi. Por, një hapje të tillë të pakufizueshme nuk do të bëj kryeqyteti austriak, Vjena, raporton albinfo.at
Qeveria austriake, në koordinim edhe me udhëheqësit e Bashkive të “Land”-eve në Austri, kanë marrë vendim sot për heqjen e rregullave ndaj Covid -19. Data e 5 marsit është caktuar si “Freedom Day” (Dita e Lirisë), ku do të bëhet hapja totale, ndërkohë pritet të shfuqizohet edhe vendimi i vaksinimit të detyruar. Po ashtu do të largohen edhe rregulla G-të, madje edhe maskat FFP2 mund të largohen.
Austria fillimisht nga data 19 shkurt nga rregulli 2G (i vaksinuar apo i shëruar) do të kalojë në rregullin 3G (i vaksinuar, apo i shëruar apo i testuar). Më pas do të fillojë një “fazë sigurie” dyjavore, gjatë së cilës zhvillimi i situatës, veçanërisht do të monitorohet numri i të infektuarve në spitale.
Që nga data e 19 shkurt, ata që nuk janë vaksinuar do të kenë thuajse lirinë e mëparshme ashtu siç i kanë personat e vaksinuar.
Nga 19 shkurti do të këtë këto lehtësime të rregullave:
3G në teleferikë, në udhëtime të transportit urban
3G në dyqanet e shërbimeve të higjienës trupore
3G në ambientet sportive ( më herët ishte vetëm me 2G)
3G në ngjarje kulturore (në vend të 2G-së)
Rregulli 3G do të lejohet nga 21 shkurti edhe për hyrje në Austri (përjashtime bëjnë ato shtete ku shkalla e variantit të virusit është e lartë), njofton albinfo.at.
“Freedom Day” (Dita e Lirisë)
Data e 5 marsit është caktuar si data e zhbllokimit. Këtë ditë e kanë ashtuquajtur Dita e Lirisë. Pas kësaj date, do të hiqet ora policore, do të rikthehet gastronomia e natës dhe do të largohet edhe rregulli 3G në vendet e punës. Me fjalë tjera, pothuajse do të hiqen të gjitha masat, me përjashtim të zonave të “rrezikshme” si: (shtëpi të pleqve, spitale, e të tjera, ku rregulli 3G për punonjësit, ofruesit e shërbimeve dhe vizitorët do të mbetet në fuqi).
Detyrimi për maska do të largohet
Me këtë datë, edhe kërkesa për maskë FFP2 do të hiqet në shumicën e vendeve. Megjithatë, vendosja e maskës do të mbetet në disa vende jetike. Maskat do të vazhdojnë të kërkohen në këto vende: dyqanet ushqimore dhe supermarkete, farmacitë dhe sektorin e kujdesit shëndetësor, p.sh. spitalet, shtëpitë e të moshuarve. Në shkollat fillore maskat janë hequr tashme këtë javë, ndërsa për shkollat më të larta kjo do të vijë gjatë javëve të ardhshme. Por, për mësuesit ende po diskutohet.
Vaksinimi i detyrueshëm
Vaksinimi i detyrueshëm mund të shfuqizohet, por vendimin do ta marrë një komision i veçantë, i cili do të formohet gjatë këtyre ditëve.
Vjena nuk do t’i largojë të gjitha masat
Për dallim prej shteteve të tjera federale të Austrisë, Vjena do të jetë më e kujdesshme me hapat që do të marrë me heqjen e masave.
Pas vendimit të Qeverisë austriake, në një konferenc për shtyp doli kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig. Ai theksoi vendimet që i mori për qytetin e tij. Sipas tij, personat e pavaksinuar nuk do të lejohen të frekuentojnë lokalet e gastronomisë, deri në një vendim tjetër. Gastronomia e natës do të hapet më 5 mars edhe në Vjenë, por lejohet të hynë vetëm personat të cilët dëshmojnë prova 2G ose 2G+.
Një vendim tjetër për të cilën është diskutuar janë testet falas. Përjashtim këtu sërish do të bëjë Vjena, ku kryetari Ludwig ka theksuar se testet do të jenë ende në dispozicion për qytetarët e saj.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë