Lajme
Nga 31 marsi, mjekët e pavaksinuar në këtë shtet do të pushohen nga puna
Punonjësit shëndetësorë, të cilët janë të pavaksinuar duhet të marrin vaksinën kundër Covid-19 deri më 31 mars ose do të pushohen nga sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë. Këtë parlajmërim të fortë e lëshoi ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Duke folur për Skai TV, Plevris shtoi se nisur që nga 7 shkurti, do të duhet një vaksinë përforcuese për t’u konsideruar plotësisht i imunizuar.
Greqia lehtësoi të hënën në disa sektorë të rëndësishëm që deri më tani ishin të paralizuar, të tillë si sektorët e hoteleri-turizmit dhe argëtimit.
Siç deklaroi ai, në vend masat janë zbutur kjo sepse transmetueshmëria e variantit ‘Omicron’ është e pakontrollueshme dhe, sipas tij, edhe nëse merren masa përhapja e tij sërish nuk do të ndalet.
Masat e reja në Greqi do të vlejnë deri më 7 shkurt në orën 6 të mëngjesit, më pas do ketë një rishikim të tyre nga autoritetet greke.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje