Lajme

Nga 17 mijë të prekur, mbi 16 mijë janë shëruar në Austri

Austria, ndër shtetet e para më të sigurta në botë kundër Covid-19

Austria, drejt mposhtjes së pandemisë, rritet numri i të shëruarve.

Nga 17.109 raste të prekura sa ishin në total, 16.059 persona janë shëruar në Austri. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri është rritur dukshëm, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është bërë testimi i 524.840 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Austri, dhe se informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur vetëm 17 mijë raste të konfirmuara, sipas raporteve nga autoritetet austriake– ndërsa shumica e tyre janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.

Austria është shteti i tretë evropian më i sigurt në botë dhe, sipas “Deep Knowledge Group”, ky shtet është renditur i treti, si vendi më i sigurt në Evropë dhe si vendi i 6-të nga të gjitha shtetet e botës, shkruan albinfo.ch.

Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi çdo ditë e më shumë po ka zhvillime pozitive.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, Austria është renditur në listen e top vendeve më të sigurta në botë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket Evropës, ky shtet zë vendin e tretë si vendi me manxhimin më të mirë ndaj koronavirusit, shkruan albinfo.ch.