Fun

Nga 15 qershori, pa roaming në BE

Nga 15 qershori përdoruesit e telefonisë mobile nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që udhëtojnë në shtetet e tjera anëtare mund të përdorin roaming-un pa shpenzime shtesë, vendosi Këshilli Evropian.

Evropianët mund të qëndrojnë në kontakt me të gjithë dhe mund të përdorin internetin si në shtëpi. “BE-ja e bën jetën tonë më të lehtë në mënyrë praktike”, tha Emanuel Malia, ministër i Maltës.

Rregulla pa roaming vlen për qytetarët e BE-së dhe ata të cilët udhëtojnë në shtetet e tjera të BE-së, për shkak të biznesit apo për turizëm. Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni i janë bashkuar vendimit menjëherë pas 15 qershorit.