Lajme
Nga 10,000 në 294 punëtorë për USAID-in
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, planifikon të shkurtojë stafin Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar në më pak se 300, nga totali prej 10,000 sa kishte agjencia në të gjithë botën, kanë njoftuar katër burime anonime të “Reuters”.
Kjo agjenci ka qenë cak i nismës për riorganizim, e udhëhequr nga biznesmeni Elon Musk, aleat i afërt i Trumpit.
Agjencia parashihet të ketë vetëm 294 punëtorë që do të lejohen të mbajnë punën e tyre, përfshirë 12 në zyrën për Afrikën dhe tetë në zyrën për Azinë.
“Është tronditëse” ka deklaruar J. Brian Atwood, i cili ka shërbyer si kreu i USAID-it për më shumë se gjashtë vjet. Ai ka shtuar se largimi në masë i personelit do të shkatërronte agjencinë, e cila sipas tij ka ndihmuar në mbajtjen gjallë të miliona njerëzve në botë.
“Shumë njerëz nuk do të mbijetojnë”, ka shtuar ai, i cili tani punon në Institutin Watson të Universitetit Brown.
Departamenti i Shtetit në SHBA nuk ka komentuar lidhur me këtë.
Trumpi dhe Musku, njeriun më të pasur në botë, akuzuan se stafi i USAID-it ishte kriminal, dhe shumë prej tyre i larguan nga puna. Qindra kontraktorë të brendshëm kanë ndaluar punën, ndërsa programet e shpëtimit të jetëve në të gjithë botën janë pezulluar./Reuters
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










