Bota
Nga 10 nëntori, kontrolli elektronik i pasaportave për BE
Këtij sistemi do t'i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor
Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 nëntori në shtetet e zonës Shengen do të hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.
Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.
“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Kjo do të thotë se ne do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë. Kështu, për shembull, me sistemin e daljeve-hyrjeve nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe, kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike”, tha Anita Hipper, zëdhënëse e KE-së, transmeton albinfo.ch.
Sistemit i hyrje/daljes është krijuar në nëntor të vitit 2017, por zbatimi i tij është shtyrë disa herë. Këtij sistemi do t’i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.
Pasaportat në të gjitha vendet e rajonit janë biometrike dhe përmbajnë shënimet e nevojshme, andaj janë plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër