Lajme
Nga 1 prilli në Gjermani lejohet përdorimi i kanabisit
Nga 1 prilli Gjermania do ta lejojë përdorimin e kanabisit. Ligji i ri legalizon kultivimin deri në tri bimë për konsum privat dhe posedimin e për ata mbi 18 vjeç deri në 25 gramë.
Përdorimi i kanabisit është lejuar me ligj në Gjermani. Ligji i ri pritet të lejojë individët dhe shoqatat vullnetare të kultivojnë ligjërisht kanabis dhe ta posedojnë atë në sasi të kufizuar që nga 1 prilli. Ligji legalizon kultivimin deri në tri bimë për konsum privat dhe posedimin e për të rriturit mbi 18 vjeç deri në 25 gramë.
Prodhimi i kanabisit në shkallë më të gjerë do të lejohet për anëtarët e klubeve të kanabisit me jo më shumë se 500 anëtarë, ku të gjithë duhet të jenë të moshës madhore. Ata mund të konsumojnë kanabis, por jo ta shesin atë.
Qeveria gjermane vuri në dukje se ndalimi aktual nuk funksionon, sepse njerëzit gjithsesi pinë kanabis. Me ndalimin e tij, kriminalizohen njerëzit, përfshirë të rinjtë, gjë që mund të ketë një ndikim të madh në jetën e tyre.
Çdo vit në Gjermani zhvillohen 180.000 gjykime penale në lidhje me tregtinë dhe përdorimin e kanabisit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh