Shqipëria
Nga 1 prilli do të ketë rritje të pagës minimale në Shqipëri

Me këtë vendim nga 1 prilli, paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, që është një rritje prej 17.6 për qind nga shuma e mëparshme 34 mijë. Kjo shumë e pagës minimale, si deri më tani, do të paguhet detyrimisht si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Ajo theksoi se “Shqipëria tashmë ka hyrë në procesin e integrimit europian, ku ekziston një Kartë Sociale Europiane në të cilën niveli i pagës minimale në një vend nuk duhet të jetë më i ulët se 60 për qind e pagës mesatare”.
Sipas Ibrahimajt, në momentin me nivelin 34 mijë lekë, Shqipëria ishte në nivelin 55 për qind dhe me rritjen prej 40 mijë lekësh shkon në nivelin 67 për qind.
Paga minimale në këtë vend është rritur për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, por ndonëse është vazhdimisht në rritje, ajo sërish mbetet më e ulëta në krahasim me vendet e Evropës.
Aktualisht është 285 dhe me rritjen nga 1 prilli do të jetë 336 euro./tch
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme