Kosova
Nga 1 maji, kufiri Kosovë-Shqipëri kalohet pa kontrolle kufitare
Pika kufitare e Morinës ka regjistruar fluks të lartë udhëtarësh këtë fundjavë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, shkruan RTSH, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, në drejtim të Kosovës janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete që kanë kaluar kufirin. Ndër udhëtarët nuk mungojnë as qytetarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë.
Për të përballuar fluksin, autoritetet doganore kanë vënë në funksion të gjitha sportelet, duke punuar me intensitet të shtuar për të shmangur pritjet e gjata gjatë kontrollit në kufi.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga 1 maji, rikthehet marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për kalimin e kufirit pa kontrolle, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











