Lajme
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e qyteteve të Zvicrës frankofone, ndërsa nga 4 maji, edhe në Cyrih.
Filmi “The Land within”, i regjisorit të ri shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni), pas një rruge të suksesshme festivalesh, do të fillojë së shpejti edhe shfaqjen në kinematë zvicerane.
Më saktë, nga 1 maji fillon shfaqja e këtij filmi që në fokus ka pasojat e luftës së Kosovës, fillon në qytetin Pully, të Kantonit Vaud, në kinemanë “CityClub”. Më tej, “The Land Within” mund të shihet në kinema të ndryshme të qyteteve, kryesisht të Zvicrës frankofone, si Gjenevë, Aigle, Friburg etj., ndërsa më 4 maj ky film do të shfaqet edhe në Cyrih.
Ky film që flet për pasojat nga lufta në Kosovë, ka fituar çmimin kryesor në festivalin e filmit në Talin (Estoni), i cili i takon kategorisë së parë të festivaleve botërore të filmit. Së fundi, filmi ishte nominuar për çmimin e filmit më të mirë të Zvicrës, në festivalin kryesor të filmit në vend, në Solothurn. Megjithëse nuk mori çmim, vetë përzgjedhja e tij në rrethin e ngushtë të të nominuarve, flet mjaft për cilësinë e krijimit debutues të Fisnikut, në zhanrin e filmit artistik, të metrazhit të gjatë.
Fisnik Maxville (Maxhuni) ka marrë çmimin “Personalitet i Vitit” për Kulturë/Film nga platforma mediale albinfo.ch për vitin 2023.
I lindur në vitin 1989 në Kosovë, Fisnik Maxville kishte statusin e refugjatit në Zvicër deri në vitin 2005. Ai ka studiuar për Film në ECAL / HEAD, duke përfunduar studimet me diplomë Master. Filmi i tij i parë Lost Exile (2016) u shfaq premierë në Locarno dhe fitoi një çmim të jurisë.
Ai ka bërë skenarin dhe regjinë e filmit “The Valley of Happiness” (2017), Zvicra (2018) dhe “Endgame” (2020). The Land Within është filmi i tij debutues si film artistik me metrazzh të gjatë. Ai aktualisht është duke punuar në disa filma artistikë, mes tyre “Cotton Hands” dhe “Anima”.
Në vazhdim, lista kalendarike e qyteteve dhe kinemave ku do të shfaqet filmi:
01.05.2024, në kinemanë CityClub, Pully
02.05.2024, nga ora 18:00, në kinemanë Bio, Gjenevë
03.05.2024, nga 20:30, në kinemanë Cosmo, Aigle
04.05.2024, nga ora 18:40, në kinemanë RiffRaff, Cyrih
05.05.2024, nga ora 18:00, në kinemanë, Royal, Ste-Croix
06.05.2024, nga 20 :30, në kinemanë Astor, Vevey
07.05.2024, në kinemanë Rex, në Fribourg
08.05.202, nga ora 18:00, në kinemanë Cinepel, Neuchâtel
13 mai 2024, në kinemanë, La Grange, në Delémont
16 mai 2024, në kinemanë Cinéma d’Oron, në Oron.
Subjekti i filmit, në pak rreshta:
Në vitin 2008 Remo u kthye në vendin e tij në Kosovë pas vitesh mërgimi. Ai ka për detyrë të ndihmojë kushërirën e tij, Una, të zhvarrosë një varr masiv, ku shumica e anëtarëve të familjes së saj u varrosën gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekretet e familjes që detyrojnë Remon dhe Unën të vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Një film për të vërtetat e mundshme në një vend që njeh vetëm mbijetesë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Maj 2024
- Ora17:00
- LokacioniPully (VD)
- Data e përfundimit16 Maj 2024 - 20:00
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih