Lajme
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025
Ministrat e brendshëm evropianë u takuan në Bruksel të enjten dhe vendosën të lejojnë Bullgarinë dhe Rumaninë të hyjnë në zonën Shengen, duke hequr kufijtë midis dy vendeve dhe pjesës tjetër të Evropës.
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur të autorizojnë anëtarësimin e dy vendeve të Evropës Lindore në hapësirën e lëvizjes së lirë Shengen. Austria, vendi i fundit që kundërshtoi vendimin, hoqi tani dorë nga vetoja ndaj këtij vendimi.
Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
“Është një moment historik për të mirëpritur përfundimisht Bullgarinë dhe Rumaninë”, deklaroi ministri i Brendshëm hungarez, Sandor Pinter, i cili mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Procesi kishte nisur që në mars, kur u hoqën kontrollet e pasaportave në kufijtë ajrorë dhe detarë të këtyre vendeve me vendet e tjera të BE-së.
E-Diaspora
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare Gjatë këtij viti, z. Berisha ka punuar për të forcuar lidhjet me mërgatën shqiptare, përmirësuar shërbimet...
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë